Politike

“Do të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet”/ Presidenti Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut

26 Dhjetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
“Do të forcojmë edhe më shumë

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale të lidhjeve infrastrukturore, sidomos në të mirë të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

Presidenti u shpreh  se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shprehu bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Kreu i Shtetit vlerësoi lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim i kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme të shqiptarëve ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik të vendit, si dhe ndërtimit të një shteti multietnik.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta pret ambasadorin maqedonas meta pret ambasadorin maqedonas

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...