Politike

Takimi me studentët e drejtësisë, Basha: Rama i ka shkatërruar, ne do subvencionojmë 100% të tarifës së studimit për at

26 Dhjetor 2020, 14:23 Nga DOSJA
Takimi me studentët e drejtësisë, Basha: Rama i ka

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar disa foto pas takimit që pati me studentët e drejtësisë. Krah tyre, Basha shkruan se është takuar me juristët me ambicie dhe njerëzit që kanë dëshirën të fuqizojnë gjykatat, prokuroritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipërinë e së ardhmes.

Sipas Bashës, ky takim që zhvilloi sot me këta studentë, nxorri edhe një herë në pah problemet e rënda në sistemin arsimor. Kryedemorkati shton se ka dëgjuar që shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi të vazhdonin studimet për shkak të ekonomisë së ulët dhe se kjo gjë është pasojë e kryeministrit Edi Rama që për shtatë vite ka rrënuar arsimin, tarifat e studimeve janë shumëfishuar, kostoja e jetesës është rritur, dhe për një student larg familjes është bërë thuajse e pamundur vijimi normal i studimeve, duke bërë që ata të punojnë kamarierë e në call centera. 

Basha premton se kur ai të bëhet kryeministër e të vijë në pushtet, studentët e ekselencës do të kenë më shumë fonde në mbështetje të tyre, do të subvencionojë 100% të tarifës së studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të adhura mbi 640 mijë lekë të vjetra. Basha shton se çdo vit, 10 mijë më të mirët do të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj.  

“Bashkëbisedimi me studentët e drejtësisë, juristët me ambicie dhe dëshirën të fuqizojnë gjykatat, prokuroritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipërinë e së ardhmes, nxorri edhe një herë në pah problemet e rënda në sistemin arsimor. Ata e kuptojnë më mirë se kushdo se mungesa e drejtësisë, ka çuar në këtë situatë vendin tonë, i cili sot është ndër më të korruptuarit në botë. Korrupsioni ka gërryer ekonominë, ka rritur papunësinë dhe u ka hequr çdo mundësi të rinjve që duan të punojnë e të jetojnë në vendin e tyre. Me dhimbje dëgjova prej disa prej tyre, që ndonëse janë studentë shumë të mirë, mund të mos vazhdonin studimet vitin tjetër për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe në mundësinë e parë do të donin të largoheshin nga vendi. Papunësia mes të rinjve është në nivelet më të larta në Europë. 3 në 4 shqiptarë që emigrojnë janë të rinj. Shqipëria nuk u ofron asnjë mundësi për të qëndruar pranë familjeve të tyre. Në 7 vite, Edi Rama e ka rrënuar arsimin, tarifat e studimeve janë shumëfishuar, kostoja e jetesës është rritur, dhe për një student larg familjes është bërë thuajse e pamundur vijimi normal i studimeve, edhe pse shumë prej tyre bëjnë të pamundurën duke punuar 8-9 orë në call center apo bare e restorante. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim! Ne do ta anullojmë ligjin e Edi Ramës për arsimin e lartë. Të rinjtë shqiptarë nuk do të privohen nga studimet për shkak të varfërisë. Studentët e ekselencës do të kenë më shumë fonde në mbështetje të tyre, do të subvencionojmë 100% të tarifës së studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të adhura mbi 640 mijë lekë të vjetra. Çdo vit, 10 mijë më të mirët do të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj.  Ne do të mbështesim dhe stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve dhe bizneset që punësojnë të rinj. Misioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë një vend normal, me ekonomi që rritet, t’u japim mundësi të rinjve tanë për arsim dhe punësim dinjitoz. Bashkë me të rinjtë shqiptarë do të sjellim ndryshim, do të luftojmë korrupsionin dhe do të ndërtojmë Shqipërinë e punës, dijes, konkurrencës së ndershme dhe meritokracisë,”- shkruan Basha krah fotove. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet e drejtesise lulzim basha basha me studentet e drejtesise lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...