Politike

“Shitja e detit Greqisë është shpifje e madhe” Rama: Këtë marrëzi e besojnë vetëm ata se s’duan të kuptojnë dhe

26 Dhjetor 2020, 15:57 Nga DOSJA
“Shitja e detit Greqisë është shpifje e madhe” Rama:

TIRANË- Kryeminisri Edi Rama ka reaguar mbi lajmet e shitjes së detit Jon Greqisë. Në nëj postim në Twitter ai shkroi se territoret nuk mund të blihet dhe shiten në asnjë vend të botës dhe as këtu pa asnjë autoritet të veçantë. Më tej në postimin e tij Rama shkroi se shtrirja e Greqisë në Jon është një e drejtë e saj, dhe e njëjtë me atë që bëri Shqipëria në 1990-ën. Më poshtë në statusin e tij, Kryeministri shkroi se ndarja e detit mes dy vendve do të zgjidhet në Gjykatëm Ndërkombëtare.

“Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet! Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij! Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë!” shkroi ai.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja e detit edi rama marreveshja e detit

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...