Politike

Baton Haxhiu: Basha mund të vijë në pushtet vetëm me Ramën, duhet koalicion i madh

25 Dhjetor 2020, 22:06 Nga DOSJA
Baton Haxhiu: Basha mund të vijë në pushtet vetëm me

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar se e vetmja mënyrë që të vijë Lulzim Basha në pushtet është me Edi Ramën. I ftuar në “Zonë e lirë”, Haxhiu tha se më e mira për Shqipërinë është një koalicion i madh.

Sipas analistit, nëse elektorati i pabindur nuk del në zgjedhje, fitorja e Ramës do të ishte shumë e madhe.

“Rama nuk po luan për mandatin e katërt. Shpresoj që Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri. Prova e parë e një gjenerate të re politike besoj do jenë me zgjedhjet bashkiake, nuk besoj që do ta kenë mandatin e rregullt. Nuk besoj që Rama ka nevojë për një mandat të katërt, nuk e di se çfarë ka ide ai, analiza ime është që qendra (elektorati i pavendosur) është sforcuar, ka nevojë për një figurë të re. E vetmja mundësi për të ardh Lul Basha në pushtet është me Edi Ramën. Më e mira për Shqipërinë është një koalicion i madh. Nëse elektorati i pabindur nuk del në zgjedhje, fitorja e Ramës do të ishte shumë e madhe. Ata që janë të papërcaktuar nuk e duan Ilirin fare, një gjeneratë e re me sondazhe nuk e njeh kush është Shpëtim Idrizi,”- tha Baton Haxhiu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu baton haxhiu

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...