Politike

Takimi i Bashës me të rinjtë, studentja: Nënën time e mbajnë peng, e trajtojnë si roje te kompania ku punon

26 Dhjetor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Takimi i Bashës me të rinjtë, studentja: Nënën time e

TIRANË– Gjatë mbledhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me të rinjtë që po studiojnë për drejtësi një e re ka treguar rastin e saj personal. Ajo ka zbuluar se nëna e saj punon si roje të Albpetrol e se atje të tjerët tallen me të.

‘Nëna ime ka mbaruar fakultetin e Gjuhëve të huaja, te Albpetrol ka qënë sekretare, tani po e mbajën peng në punë si roje, punon roje, është 44 vjece. I them lere punen, me thotë jo do ta mbaj, më thotë pse e mban ata po tallen me ty. Unë nuk e di a do ta kem mundësinë që ta vazhdoj masterin.’

Basha ftoi studentët dhe të rinjtë shqiptarë që të luftojnë për të qëndruar në vendin e tyre dhe të bashkohen që të pamundësojnë të keqen, që i shtyn shqiptarët të ikin nga vendi i tyre.

“Asgjë s’të bëhet si vendi yt. Sot në këto kushte, mund të duket se ajo është një zgjidhje dhe ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje afatshkurtër, por nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje afatgjatë të largohesh nga vendi yt, nga familja jote, nga shoqëria. Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar”, – apeloi Basha te të rinjtë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet e drejtesise basha me studentet e drejtesise

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...