Aktualitet

I vodhi një vajze çantën nën kërcënimin e thikës, arrestohet 27 vjeçari në Lushnje

26 Dhjetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
I vodhi një vajze çantën nën kërcënimin e

LUSHNJE– Një 27-vjeçar me inicialet F.D. është arrestuar pasi i vodhi çantën me sende personale një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Dushk të Lushnjës, ndërsa i dyshuari do të përballet tani me akuzën “vjedhje me dhunë”.

Njoftimi i plotë: Vodhi çantën me sende personale të një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës, kapet dhe arrestohet autori nga Policia. Gjatë ditës së djeshme, njoftohemi se në afërsi të fshatit Dushk, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marrë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe. Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari lushnje arrestohet 27 vjecari lushnje

Sondazh

Poll