Bota

Beyonce bën një tjetër gjest human, dhuron 500 mijë dollarë për familjet që rrezikojnë humbjen e banesës

25 Dhjetor 2020, 16:46 Nga DOSJA
Beyonce bën një tjetër gjest human, dhuron 500 mijë

SHBA-Diva e muzikës Beyonce ka ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e pandemisë së Covid-19, por së fundmi ajo po ndihmon një tjetër kategori. Përfaqësuese nga fondacioni i saj kanë njoftuar se këngëtarja po punon për të shpëtuar shtëpinë e njerëzve të cilët janë në rrezik dëbimi ose bllokimi të pronave të tyre.

“Tani po ndihmohen ata që preken nga kriza e strehimit. Moratoriumi i strehimit është vendosur deri më datën 25 dhjetor duke rezultuar në bllokime të hipotekave dhe dëbime nga shtëpitë me qera. Shumë familje janë prekur për shkak të pandemisë, që ka çuar në humbje të vendeve të punës, sëmundje dhe rënie të ekonomisë,”-njoftoi fondacioni.

Gjithashtu, fondacioni shtoi se Beyonce po dhuron një shumë prej 500 mijë dollarësh për individët dhe familjet që përballen me nxjerrjen nga banesa. Ndërkohë, më herët ajo ndërmjet fondacionit të saj BeyGOOD  ka siguruar ndihma prej 10.000 dollarë për më shumë se 250 biznese të vogla (një shumë gjithsej prej të paktën 2.5 milionë dollarë), si dhe ka siguruar anëtarëve të komunitetit ushqim, pije, pajisje shtëpiake dhe teste të Covid-19.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota beyonce beyonce

Sondazh

Poll