Bota

Grupi terrorist “Boko Haram” sulmon një fshat në Nigeri, vriten 11 persona

25 Dhjetor 2020, 16:04 Nga DOSJA
Grupi terrorist “Boko Haram” sulmon një fshat në Nigeri,

NIGERI-Grupi xhihadist “Boko Haram”, ka vrarë 7 persona para Krishtlindje në fshatin Pemi në Nigeri. Sipas njoftimit të bërë nga shefi i policisë lokale Abwaki Kabu, pjesëtar nga grupi terrorist kanë vrarë shtatë persona, kanë djegur shtëpi dhe kanë vjedhur depot e ushqimeve që mbanin dhurata që do shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjeve.

“Terroristët vranë shtatë vetë, dogjën dhjetë shtëpi dhe plaçkitën depot e ushqimit që supozohej se do të shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjes. Katër trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në shkurret afër vullnetarëve të kërkimit dhe shpëtimit. Kjo çonë  numrin e të vdekurve në 11,’-ka thënë shefi i policisë lokale, Abëaki Kabu.

Gjithashtu, sipas tij, anëtarët e grupit islamik Boko Haram grabitën spitalin dhe rrëmbyen priftin dhe më pas i vunë flakën spitalit dhe kishës së fshatit.

Boko Haram kohët e fundit ka shtuar sulmet, ku më shumë se 36 mijë njerëz janë vrarë në dhjetë vitet e fundit dhe dy milionë prej tyre ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boko haram nigeri boko haram nigeri

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...