Bota

Stadiumi në Serbi emërtohet në Google Map “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, shpërthejnë reagimet në rrjet: Skënderbeu ë

25 Dhjetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Stadiumi në Serbi emërtohet në Google Map “Gjergj Kastriot

SERBI- Stadiumi “Athletik” në zonën e Kraljevës në Serbi është emërtuar në Google Mape me emrin e heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ky veprimi ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të serbëve, ku disa prej tyre e kanë quajtur provokim.

“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe,”-shkruan një prej komentuesve.

Ndërsa një preson ngre dyshime se emërtimi është urdhëruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Ata kanë marrë urdhër nga Thaçi,”-thotë ai. 

Ndërkohë, që reagime ka pasur dhe ndaj aplikacionit, ku disa kanë kërkuar që të bëhet ankesë ndaj tij.  “Reagoni ndaj Google vëllezër”- shkruan njëri prej tyre.

Reagimet kanë qenë dhe ngacmuese, ku njëri e ka quajtur Skënderbeun një serb të racës së pastër.

“Skënderbeu është një serb i racës së pastër,“-shkruan një prej tyre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni emertimi i stadiumit ne serbi serbi emertimi i stadiumit ne serbi serbi

Sondazh

Poll