Bota

Për herë të parë pas zjarrit arrin festa në Notre Dame, zhvillohet koncerti i Krishtlindjeve, Katedralja mbushet me drita

25 Dhjetor 2020, 16:40 Nga DOSJA
Për herë të parë pas zjarrit arrin festa në Notre Dame,

PARIS– Për të parën herë që kur u shkatërrua nga zjarri , katedralja e Notre Damit është mbushur nga tingujt e një koncerti të korit në mbrëmjen e Krishtlindjes.

Siç bëjnë me dije mediat e huaja, bëjnë të ditur se duke qenë se katedralja gotike është ende në rindërtim, pjesëtarët e korit kishin vendosur kaska mbrojtëse në kokë dhe kishin veshur uniforma punëtorësh dhe për më tepër, në katedrale nuk kishte spektatorë. Koncerti në fakt ishte regjistruar në katedrale më herët, këtë muaj, dhe u transmetua në televizionin francez pak para mesnatës së të enjtes.

Kori performoi pjesë klasike nga kompozitorë si Mozart dhe Schubert, por edhe një repertor më të lehtë, që përfshinte edhe Jingle Bells.

Katedralja, një monument i arkitekturës gotike që daton nga shekulli i 13 dhe që është kthyer në një atraksion të madh për turistët, u përfshi nga zjarri më 15 prill 2019. Flakët shkatërruan kupolën dhe çatinë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota katedralja e notre damit katedralja e notre damit

Sondazh

Poll