Bota

Djali i Aleksandër Vuçiç shkon në Kosovë dhe shpërnda dhurata për fëmijët, nëna e një djali: Ishte një kënaqësi e

25 Dhjetor 2020, 12:34 Nga DOSJA
Djali i Aleksandër Vuçiç shkon në Kosovë dhe

KOSOVË-Djali i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Danilio ka vizituar Kosovën . Lajmin e kanë bërë të ditur nga mediat kosovare të cilat shkruajnë se ai ka vizituar komunitetin serb në Kosovë për Krishtlindje dhe ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët e këtij komuniteti. Ai ka shkuar në fshatërat Suhogërl dhe Bajë në Komunën e Skënderajt. Danilio gjithashtu ka vizituar edhe kopshtin e fëmijëve “Maja” si dhe shkollën fillore.

Pamjet e vizites së djalit të Vuçiç në Kosovë janë shpërndarë kudo në rrjete sociale si edhe nga faqja zyrtare e Facebook-ut të kopshtit “Maja”. Ndërsa nëna e një djali që mori dhuratë nga Danilio tha se ishte një nder i madh dhe një kënaqësi që ta prisnin atë në shtëpinë e tyre.

Nëna e një djali tha:

I nderuar Z. President, është nder dhe kënaqësi e madhe ta presësh djalin tënd. Danilo është një djalë i mrekullueshëm, i cili me të vërtetë na foli për gjithçka. Për jetën e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Ai erdhi në shtëpinë time pa njoftuar dhe u takua me djemtë e mi, bisedoi… Ai më përcolli përshëndetjet e ngrohta të babait të tij dhe Presidentit tonë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Faleminderit shumë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic danilio vuçiç aleksander vucic danilio vuçiç

Sondazh

Poll