Bota

Mesha e Krishlindjeve/ Papa flet për pandeminë e Covid: Vaksinat duhet që të sigurohen për të gjithë në mënyrë të bar

25 Dhjetor 2020, 11:58 Nga DOSJA
Mesha e Krishlindjeve/ Papa flet për pandeminë e Covid: Vaksinat duhet

VATIKAN- Papa Françesku ka mbajtur sot në mëngjes Meshën e Krishlindjeve në Katedralen  e Vatikanit. Në fjalën e tij Papa ka thënë se Zoti e lindi Jezusin të varfër dhe të “hedhur poshtë” për të treguar që çdo fëmijë eshtë i tij dhe ai do t’i dojë njësoj. Më tej, ai tha seduhet që të kujdesemi për njerëzit e varfër dhe t’i duan ata, jo t’i përçmojmë.

“Biri i Zotit lindi i hedhur poshtë për të na thënë se çdo fëmijë i hedhur poshtë është një fëmijë i Zotit. Ai erdhi në botë si një fëmijë i dobët dhe i brishtë, në mënyrë që ne të mund të mirëpresim me butësi dobësitë tona. Mirësia e tij të transformuar mjerimin tonë. Dashuria e tij e çarmatosur dhe çarmatosëse na kujton se koha që kemi nuk shërben për të qarë mbi ne, por për të ngushëlluar lotët e atyre që vuajnë. Zoti qëndron pranë nesh, i varfër dhe nevojtar për të na treguar se duke i shërbyer të varfërit do ta duam atë,” tha ai.

Në fjalën e tij Papa gjithashtu ka prekur edhe çështjen e pandemisë, ku ka thënë se bashkëpunimi duhet që të jetë i nevojshëm dhe i gjithëanshëm në mënyrë që vaksina anti-Covid të shpërndahet në mënyrë të barabartë të njerëzit.

“U bëftë që biri i Zotit të ripërtërijë në drejtuesit politikë dhe qeveritarë një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të sigurohen aksesi në vaksina dhe trajtim. Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë,”tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mesha e krishlindjeve papa françesku mesha e krishlindjeve papa françesku

Sondazh

Poll