Politike

Meta viziton Qendrën për Njerëzit me Nevoja të Veçanta në Elbasan: Duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solid

24 Dhjetor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Meta viziton Qendrën për Njerëzit me Nevoja të

ELBASAN- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka qenë në Elbasan ku dhe ka vizituar  Qendrën për Njerëzit me Nevoja të Veçanta. Ndërkohë një një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se me rastin e Krishlindjeve ka ndarë urime e dhurata për vogëlushët. Meta krahas fotove që ka shpërndarë në rrjetet sociale me fëmijët thotë se është e rëndësishme që të vegjlit dhe familjet e tyre, të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të ditëve festive, por të mbështeten në mënyrë të përhershme.

POSTIMI I PLOTË I METËS: 

Në prag të Krishtlindjes, vizitova Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, me dëshirën më të madhe për t’u takuar nga afër me fëmijët e mrekullueshëm me nevoja të veçanta, për të ndarë me ta shumë urime e buzeqeshje, por dhe dhurata me rastin e festave të fundvitit. Është tepër e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre, të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të ditëve festive, por të mbështeten në mënyrë të përhershme, si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga shoqëria, veçanërisht në këtë situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë COVID-19. Duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidaritetit dhe vullnetarizmit, për t’ju garantuar një integrim të plotë në shoqëri dhe të gjitha mundësitë për të qenë sa më të pavarur në jetë. Nga Elbasani, ju uroj edhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, të kalojnë sot një mbrëmje sa më të gëzuar festive Krishtlindjeje!

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll