Politike

‘Propagandë me ton, veprime me pikatore’/ Basha me studentët e mjekësisë: Ju duhet të ishit në shërbim të pacientëv

24 Dhjetor 2020, 11:42 Nga DOSJA
‘Propagandë me ton, veprime me pikatore’/ Basha me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e mjekësisë. Në këtë takim u diskutuan problemet qe të rinjtë kanë hasur në këtë vit akademik duke qënë se janë dhe online.

Basha u shpreh se mjekët dhe infermierët nuk kanë kushtet e duhura. Më shumë po bëhet propagandë sesa punë e cila është me pikatore shprehet Basha.


Fjala e Lulzim Bashes:

Një pjesë e madhe e njerëzve kanë nevoje për trajtimin ambulator, prandj është kërkuar nga fillimi nga unë nga PD rimbursimi i potë i barnave që duhet të blejnë familjet shqiptare, Sot ky problem është thelluar dhe më shumë. Kemi një vendim të vonuar të qeverisë, problemi i tretë janë spitalet. Mjekët infermierët nuk kanë kushte, nuk ka personel. Ky virus kërkon praktikë, nuk hapen spitalet rajonale vetëm si spitale, se nuk janë hotele, nuk ka pajisje mbrojtëse. Ky është dështim i qeverisë. Okej na kapi pa përgatitur, por po muajt e tjerë, në vend që të blejnë pajisje për mjekët kujdesen për cmimin e tenderit. Mungesa e mjekëve, personelit shëndetësor të trajnuar, të pajisjeve bazë. Ju folët për praktikët, do të kishte dy avantazhe, për të përfshirë studentet e mjekësisë në baza vullnetare. Për ti dhënë ekspozim, për ti shërbyer pacientëve, avantazh se për shkak të moshës janë më pak të ekspozuar ndaj virusit se mosha e tretë.  Mjekët që kanë ndërruar jetë nga covid kanë qënë mjekët që kanë qënë në pension. Ishte një situatë që do ndihmonte pacientët, mjekët e ngarkuar, dhe kjo do ju jepte mundësi studentëve për praktikë. Llafe shumë , punë pak e në disa raste. Propagandë me ton, veprime me pikatore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet e mjekesise basha me studentet e mjekesise

Sondazh

Poll