Politike

Ndërkombëtarët e përgëzuan, Meta: Gjykata Kushtetuese ka ende punë për të qenë funksionale, do të monitorojmë punën

24 Dhjetor 2020, 11:12 Nga DOSJA
Ndërkombëtarët e përgëzuan, Meta: Gjykata Kushtetuese

ELBASAN– Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish sot betimin e anëtarit të gjashtë të gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo. Nga Elbasani ku shkoi të takonte fëmijët me nevoja të veçanta, kreu i shtetit tha se ka ende punë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. “Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej pa Gjykatë Funksionale por ka ende punë për ta plotësuar. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësor. Shpresoj që të gjithë anëtarët e kësaj gjykate të kenë përgjegjshmëri maksimale për të kuptuar rëndësinë e këtij institucioni për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar. Do mbështes pavarësinë e këtij institucioni” – u shpreh Meta.


Edhe pse ndërkombëtarët e përgëzuan për rolin e tij në këtë proces, Presidenti tha se funksionaliteti i GJK është një proces me rëndësi, duke sjellë në vëmendje edhe rastin e Kosovës, ku vendimi i Kushtetueses rrëzoi qeverinë Hoti.

“Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit në proces. Çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja e Presidentit të kaluar dhe ish drejtuesit të KED, atëherë kishim një përpjekje për të kapur në mënyrë kriminale dhe mafioze, për të kapur një anëtar të presidentit nga mazhoranca. Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme kur KED ka vepruar për të plotësuar vakancat. KED u bllokua 3 herë dhe kjo ishte e qëllimshme. Dua të falenderoj Bundestagun që vendosi si kusht bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që vazhdon por mbi të gjitha ne duhet të monitorojmë funksionimin e saj në të ardhmen. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant” – tha Meta.

Perparim Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese i cili u betua diten e sotme, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, doli jashtë funksioni në korrik të vitit 2018. Plotësimi i vendit të gjashtë në Kushtetuese, ‘ringjalli’ pas 3 vitesh organin më të lartë të drejtësisë në vendin tonë, i cili ishte jofunksional. Procesi i Vettingut i shkarkoi të gjithë anëtarët e Gjykatës, përveç Vitore Tushës. Kjo e fundit ka marrë përkohësisht postin e kryetares së përkohshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ne elbasan ngritja e gjykates kushtetuese ilir meta ne elbasan ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se nuk ka datë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryeministri u py...