Politike

Jorida Tabaku: Qeveria që nuk ndihmon nevojtarët por i fal 37 mln $ Safet Gjicit

24 Dhjetor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Jorida Tabaku: Qeveria që nuk ndihmon nevojtarët por i fal 37 mln $

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Rama se taksat e shqiptarëve po i dërgon në xhepin e Safet Gjicit.

Tabaku shkruan se Rama i ka falur Gjicit taksat për interesat elektorale të PS-së.

‘Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin! T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve!’- shkruan Tabaku.

POSTIMI I JORIDA TABAKUT:

Taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.

Më kot presin shqiptarët paketë ndihme nga Rama në kohë pandemie, paketë shpëtimi dhe rindërtimi. Rama taksat e tyre i çon në xhepin e Safetit për të blerë nevojtarët dhe për tu pasuruar.

Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin! T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmanaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie, një hajdut edhe në kohën e një flame të tillë!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku safet gjici edi rama jorida tabaku safet gjici

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se nuk ka datë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryeministri u py...

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet përgjegjës për Kosovën, u shpreh se nuk ka asnjë problem me presidenten Vjosa Osmani, e cila vizitoi Sh...