Politike

1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët/ Takimi me studentët e mjekësisë, Basha: Duhet reformë e thellë! Prem

24 Dhjetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët/ Takimi me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka premtuar shpërblime për stafin mjekësor duke dhënë shifrat, 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo u tha gjatë takimit që u zhvillua ditën e sotme me studentët e mjekësisë.

Gjatë takimit dolën në pah problemet që studentët hasin në mësimin online, në trajnimet të cilat në kohë pandemie nuk është i mundur të realizohet e në sërë çështjesh të tjera që u prekën nga të rinjtë.


Largimi i mjekëve nga vendi ishte një temë që u prek nga vetë Basha. Ai e cilësoi këtë si një humbje të madhe për vendin pasi në këtë kohë pandemie mjekët janë e vetmja shpresë. Gjithashtu kreu i PD kërkoi që të rinjtë të merrnin pjesë si vullnetarë në spitale për tu ardhur në ndihmë personelit mjekësore. Basha vuri re se shumica e mjekëve që kanë ndërruar jetë janë të vjetër ndaj do duhet që pjesë e personelit si vullnetarë të jenë dhe studentët e mjekësisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet e mjekesise basha me studentet e mjekesise

Sondazh

Poll