Politike

Balluku njofton pezullimin e tenderit të Aeroportit të Vlorës: Është ankimuar, do merret parasysh

24 Dhjetor 2020, 10:56 Nga DOSJA
Balluku njofton pezullimin e tenderit të Aeroportit të Vlorës:

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku tha sot se është pezulluar tenderi për Aeroportin e Vlorës për shkak se një prej operatorëve ka ankimuar tenderin.

Sipas Ballukut kjo është një e drejtë që e ka çdo kompani, dhe nuk mund të mohohet nga qeveria. Ministrja tha se kjo periudhë kohe do të përdoret nga qeveria për të parë më mirë ofertat.


Tenderi është ankimuar nga kompania ‘Global Texhnical Mecanics’ në Komisionin e Prokurimit Publik. Tenderi është ankimuar më 21 dhjetor të këtij viti ndërkohë që gara mbyllej zyrtarisht më datë 23 dhjetor pas një shtyrje 9 mujore për shkak të pandemisë. Zakonisht procesi i ankesave të ankimimit zgjat dy muaj duke bërë kështu që tenderimi i Aeroportit të Vlorës të shtyhet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i vlores belinda balluku aeroporti i vlores belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se nuk ka datë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryeministri u py...

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet përgjegjës për Kosovën, u shpreh se nuk ka asnjë problem me presidenten Vjosa Osmani, e cila vizitoi Sh...