Politike

A do ta marrë grupi ‘Kastrati’ aeroportin e Rinasit? Rama: Mund të jetë e vërtetë! Shteti s’ka punë me aksionet

24 Dhjetor 2020, 11:06 Nga DOSJA
A do ta marrë grupi ‘Kastrati’ aeroportin e Rinasit? Rama: Mund

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës janë pyetur nga gazetarët lidhur me zërat se grupi Kastrati po kërkon që të blejë nga TIA koncensionin për aeroportin e Rinasit. Të dy zyrtarët e qeverisë janë shprehur se nuk kanë dijeni lidhur me rastin, megjithatë do ta shqyrtojnë kur të vijë koha.

PJESË NGA BISEDA: 

Balluku: Nuk kemi asnjë informacion si Ministri, se çfarë po bën grupi Kastrati apo ndonjë grup tjetër, nëse TIA ka vendosur që të shesë koncensionin. Kur të kemi një shkresë zyrate dhe unë do të shprehem lidhur me çështjen.

*ndërhyn Rama

Rama: Nuk bëhet fjalë për një aset publik, por për një aset privat, sigurisht që aeroporti është pronë publike. Shteti nuk ka asnjë rol në aksione, sa dalin sa hyjnë, kush e shet kush e blen. Se çfarë bën ky dhe ku i çon aksionet është punë e tij. Por kur transferimi i aksionecve ndodh, qeveria mund të ndërhyjë, nuk ka asnjë çudi që të jetë e vërtetë, por edhe mund të mos jetë. Edhe kompania që kemi tani ishte e dyta në garë kështu që nuk ka asnjë çudi.

LAJMI KRYESOR: Vaksina? Rama: Vjen dy muajt e parë të 2021, po lypin. Vjosa Osmani? Groteske, erdhi për vota. Skavica do kthejë vendin në fuqi eksportuese

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 24 dhjetor 2020 edi rama rama 24 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se nuk ka datë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryeministri u py...

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet përgjegjës për Kosovën, u shpreh se nuk ka asnjë problem me presidenten Vjosa Osmani, e cila vizitoi Sh...