Politike

Balluku: Shqipëria me bursë në energji Alpex, do tregtohen sasitë e tepërta energjetike të Karavastasë dhe Spitallës

24 Dhjetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Balluku: Shqipëria me bursë në energji Alpex, do tregtohen

TIRANË–  Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Shqipëria me krijimin bursës energjetike, Alpex, do të mundësojë tregtimin në treg të lirë të energjisë së tepërt që do të prodhohen nga parku energjetik i Karavastasë dhe ai i Spitallës që pritet të krijohet.


“Shqipëria është më mirë i pozicionuar për linjta e interkonjeksionit. Jemi në dy linja funksionale prej kohësh me Malin e Zi, kryesisht eksport dhe funksionale është edhe linja me Greqinë, që e përdorim si për import dhe për eksport. Me nisjen e punës në Kosovë panorama jonë sistemit energjetik forcohet. Pavarësisht vështirësive për shkak të pandemisë, në sektorin energjetike kemi shënuar suksese të mëdha. Kemi krijuar bursën e parë energjetike shqiptare, Aplex, e cila është fakt dhe operatorët janë aktiv. Kjo është një bursë që do të mbështetet me nga likuiditete energjetike që do të hidhen në rrjet dhe këto do të vijnë nga liberalizmi i tregut dhe nga krijimi i parqeve energjetike si ai Karavastasë që e kemi dhe atë të Spitallës që po zhvillohet. Në të dyja parqet kemi krijuar formulën e tregtimit në treg të lirë dhe çmimit të parafiksuar, sasitë e lira të dy operatorëve kanë mundësitë të tregtohen në treg të lirë përmes Alpex. Energjia e rinovueshme është energjia bazike që ne përdorim, por sigurisht që ne jemi angazhuar për të diversifikuar edhe në energji hidrike. Nga viti 2011-2019 kanë një trajektore në rritje, pasi vazhdojmë të investojnë në burime të rinovueshme. Skavica nuk do të prodhojë thjeshtë energji por edhe rregulltari dhe optimizuese e kaskadës së Drinit. Targetimi ynë është që në 2020 dhe në vazhdim të arrijmë prodhimin e 38 % të kësaj energjie”, tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: Vaksina? Rama: Vjen dy muajt e parë të 2021, po lypin. Vjosa Osmani? Groteske, erdhi për vota. Skavica do kthejë vendin në fuqi eksportuese

(k.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku rama 24 dhjetor 2020 belinda balluku rama 24 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se nuk ka datë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryeministri u py...

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet përgjegjës për Kosovën, u shpreh se nuk ka asnjë problem me presidenten Vjosa Osmani, e cila vizitoi Sh...