Politike

Shqiptarët paguajnë shumë për energjinë? Rama i ‘kthehet’ gazetares: S’është e vërtetë! I paguan shteti

24 Dhjetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Shqiptarët paguajnë shumë për energjinë? Rama i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren e “FaxNews”, për çmimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Gazetarja e ballafaqoi me të dhënat e një raporti ndërkombëtar, që e rendiste Shqipërinë ndër vendet që paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

Në fjalën e tij, Rama e konsideroi raportin e pavërtetë duke u shprehur se bizneset paguajnë më shumë, ndërsa për konsumatorët familjarë paguan shteti.


E pavërtetë, çmimi i energjisë nuk është një nga më të lartët në Europë. S’më dërgon dot asgjë më pas se është e pavërtetë. Sot është 9.5 lekë nga 13.5. Çmimi për familjarët ka rënë dhe nuk është ndër më të ultat por përkundrazi është një çmim i mbajtur me thonj, në atë nivel sepse nëse do ta linim të lirë, nuk do të rrinte kurrë aty. Për biznesin është rritur dhe kjo nuk është fare sekret sepse e kemi thënë që është pjesë e parimit. Shteti paguan për t’u që bëre pyetjen dhe për të gjithë iu si konsumator familjar. Nuk ka shans kjo që thuhet. Nuk është më e larta në Europë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Vaksina? Rama: Vjen dy muajt e parë të 2021, po lypin. Vjosa Osmani? Groteske, erdhi për vota. Skavica do kthejë vendin në fuqi eksportuese

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 24 dhjetor 2020 edi rama rama 24 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se nuk ka datë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryeministri u py...

Politike 24 Dhjetor 2020, 10:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet përgjegjës për Kosovën, u shpreh se nuk ka asnjë problem me presidenten Vjosa Osmani, e cila vizitoi Sh...