Bota

24 Dhjetor 2020, 07:41 Nga DOSJA

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të parat që u vaksinuan kundër COVD-19 në Serbi  në një prej spitaleve të kryeqytetit mëngjesin e sotëm. Ato u shoqëruan nga epidemiologu Predrag Kon, i cili u vaksinua pas tyre.

Me marrjen e 5 mijë dozave të para të “Pfizer” që do të përdoren për 2500 qytetarë, Serbia kthehet në vendin e parë në rajon që ka nisur sigurimin dhe injektimin në popullatë të vaksinës.

Ashtu siç e ka theksuar edhe presidenti Aleksandër Vuçiç, të moshuarit që jetojnë në azile do të vaksinohen të parët pasi sepse janë më të rrezikuarit se të gjithë grupet e tjera. Ndërsa pas vitit të ri, politika serbe ka premtuar se do të sigurojë edhe vaksina të tjera, duke mos përjashtuar atë ruse “Sputnik” dhe atë kineze. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksina ne serbi vaksina ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:18

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...