Bota

Izolimi në Britani/ Politikanët dhe biznesmenët THIRRJE për përshpejtimin e vaksinimit: Dhurata më e madhe për Krishtlind

24 Dhjetor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Izolimi në Britani/ Politikanët dhe biznesmenët THIRRJE për

BRITANI E MADHE- ‘Programi i vaksinave anti-COVID, duhet të përshpejtohet,’ -kështu janë shprehur politikanë dhe drejtues të bizneseve në Britaninë e Madhe. 

Ish-sekretari i Shëndetit, Jeremy Hunt ka bërë thirrje për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, ndërkohë që Britania e Madhe po përballet me një mutacion të ri të virusit.

“Koha është kundër nesh. Kështu që tani na duhet një përpjekje e madhe kombëtare për të shtuar programin e vaksinimit. Logjistika do të jetë komplekse, por unë nuk kam dyshim se shëndetësia jonë mund të përballojë këtë sfidë,”-ka thënë ai.

Helen Dickinson, një biznesmen ka thënë gjithashtu se shpejtimi i procesit të vaksinimit është i nevojshëm, duke e cilësuar atë dhuratën më të mirë për Krishtlindje.

“Dhurata më e madhe e Krishtlindjes që qeveria mund të na japë të gjithëve është që të përshpejtojë programin e vaksinimit,”-ka thënë ai. 

Shifra e të infektuarve është rritur në gjithë botën, ndërkohë një mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, që mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm është përhapur dhe jashtë saj. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa qeveria në Britaninë e Madhe ka izoluar vendin për të shmangur përhapjen.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe mutacioni i covid britania e madhe mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:18

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...