Bota

Twitter nuk e lejon ‘trashëgiminë’! Fshin ndjekësit e Trump para se t’i dorëzojë profilin e ‘POTUS’, Joe Biden

24 Dhjetor 2020, 07:16 Nga DOSJA
Twitter nuk e lejon ‘trashëgiminë’! Fshin ndjekësit e

SHBA– Twitter ka konfirmuar se llogaritë zyrtare të presidentit amerikan do të fshihen para se të transferohen tek administrata e Joe Biden. Edhe pse ekipi i Biden e kundërshtoi vendimin e marrë nga gjigandi mediatik, sërish asgjë nuk ndryshoi.

“Në vitin 2020, Twitter na ka informuar se tani për tani administrata e Biden do të duhet të fillojë nga zero,”-njoftoi stafi i tij. Ndërsa llogaria personale e Biden, @JoeBiden, ka 21.7 milion ndjekës dhe nuk do të ndikohet nga lëvizja.

Llogaritë e drejtuara nga qeveria si @POTUS dhe @FLOTUS, do të rihapen nga e para dhe një njoftim do t’u shkojë të gjithë ndjekësve të përbashkët.

Twitter pranoi kërkesën e Donald Trump në 2016 për të trashëguar miliona ndjekës të Barack Obamës, por nuk qëndroi i heshtur edhe në profilin e tij personal. Në loogarin e @POTUS, Trump ka ‘cicëruar’ me shumë se 50 mijë herë,

Llogaria personale e Biden, @JoeBiden, ka 21.7 milion ndjekës dhe nuk do të ndikohet nga lëvizja.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll