Bota

Atentat me armë në Qendrën Shëndetësore, ekzekutohet i afërmi i Ministrit grek, policia: Hetimet po vazhdojnë

23 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
Atentat me armë në Qendrën Shëndetësore, ekzekutohet i

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Klivias në Greqi. Një i moshuar është ekzekutuar me armë mëngjesin e sotëm në afërsi të një Qendre Shëndetësore. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se i ekzekutuari ka qenë i afërmi i Ministrit grek Giannis Vroutsis.

Sipas mediave greke viktima ka qenë i punësuar të Sigurimet Shoqërore dhe në punë kishte shumë armiq për shkak të sjelljes së tij të vrazhdë. Ai shfrytëzonte lidhjen që kishte me Ministrin për t’i bërë presion eprorëve të tij dhe kolegëve të punës. Policia ka thënë se deri tani këto informacioni janë shumë të dobishme dhe se hetimet po vazhdojnë për të gjetur fajtorin.

“Hetimet tona janë në një pikë shumë të hershme, por sigurisht që do të shohim me shumë kujdes mjedisin personal dhe profesional të viktimës”, tha një  oficer policie.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giannis vroutsis vrasje ne greqi giannis vroutsis vrasje ne greqi

Sondazh

Poll