Bota

Trump shkakton trazira në politikën amerikane, i vë veton projektligjit mbi shpenzimet ushtarake

24 Dhjetor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Trump shkakton trazira në politikën amerikane, i vë veton

SHBA– Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka vënë dje veton projektligjit për shpenzimet e mbrojtjes, me një shumë prej 740 miliard dollarësh. Trump bëri që për herë të parë në 60 vjet një projekt-ligj i tillë për mbrojtjen të mos nënshkruhet në ligj.

Trump tha se ai i vuri veton Ligjit për Autorizimin për Mbrojtjen Kombëtare, ssepse “nuk përfshinte masa kritike të sigurisë kombëtare, si dhe dispozita për respektimin e veteranëve dhe historisë së ushtrisë, dhe bie ndesh me përpjekjet e administratës për t’i dhënë përparësi Amerikës në veprimet e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.”

Trump kërcënoi me vënien e vetos mbi projekt-ligjin e mbrojtjes dhe kërkoi ndryshime në një paketë prej 2.3 trilionë dollarësh që financon qeverinë federale dhe ofron gati 900 miliardë dollarë ndihmë për koronavirusin.

Nëse Trump bllokon paketën e shpenzimeve, pjesë të mëdha të qeverisë amerikane mund të fillojnë të mbyllen javën e ardhshme për mungesë fondesh në një kohë kur zyrtarët po shpërndajnë dy vaksina koronavirus dhe po punojnë për t’iu përgjigjur një sulmi masiv të hakimit.

Me më pak se një muaj që mbetet në detyrë, Trump është i zemëruar që disa republikanë kanë pranuar humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit. Biden do të betohet si president më 20 janar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll