Bota

Lirohet nga burgu “Romeo” i kohes moderne që theu rregullat e Covid për të takuar të dashurën, Jessica: Do të martohem

23 Dhjetor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Lirohet nga burgu “Romeo” i kohes moderne që theu rregullat e

“Romeo” i kohës moderne, Dale McLaughlan është liruar nga burgu pas dënimit për thyerje të rregullave anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cila kanë shkruar se McLaughlan është dërguar në shtëpi dhe nuk i lejohet që të dal nga Skocia. Vetë 28-vjeçari, i cili udhëtoi 5 orë me motor uji për të takuar të dashurën tha se është shumë ndjesi e mirë që të jesh në shtëpi për Krishtlindje.

 “Jam shumë i lumtur që do të jem në shtëpi për Krishtlindje”,tha ai.

Ndërkohë që e dashura e tij, Jessica deklaroi se lajmi i lirimit të Dale është i mirë edhe i keq njëkohësisht. Ajo tha se nëse Dale i propozon atëherë ajo do të pranoj dhe këtë histori do t’ua tregojë fëmijëve dhe nipërve.

“Ata e liruan dhe ai menjëherë shkoi në shtëpi. Por unë do të dëshiroja që të ishte këtu. Më kanë ardhur mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota. Njerëz nga Italia më tregojnë fotot e tij me motorin e ujit. Ata më thonin: “Ky është i dashuri yt, ajo që bëri është heroike, ti duhet të martohesh me të”. Po, nëse më propozon, unë do të them po. Kjo është sigurisht një histori që mund t’ua tregosh fëmijëve apo nipërve”,tha ajo.

Dale McLaughlan në 15 dhjetor theu rregullat e Covid dhe udhëtoi 4 orë e 30 minuta me motor uji për të takuar të dashurën e tij. Ai u arrestua nga policia për këtë veprim që bëri dhe u dënua me 4 javë burg por që nuk i plotësoi ato.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dale mclaughlan dale mclaughlan

Sondazh

Poll