Bota

E akuzuar për 7 vrasje, gruaja kineze del në gjyq pas 20 vitesh në arrati: I kërkoj falje familjarëve!

23 Dhjetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
E akuzuar për 7 vrasje, gruaja kineze del në gjyq pas 20 vitesh

KINË– Një grua e akuzuar për vrasjen e shtatë njerëzve ka dalë në gjyq në Kinën juglindore pasi kaloi më shumë se 20 vjet në arrati.

Lao Rongzhi, 46 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Jiangxi të hënën, ku i kërkoi falje familjeve të viktimave. Kinezja pretendoi u detyrua të ndihmojë të dashurin e saj, vrasësin e dënuar Fa Ziying, për shkak të presionit.

I dashuri i saj u arrestua në korrik 1999. Ai u dënua për shtatë vrasje dhe u ekzekutua në dhjetor të atij viti, shkruan CNN.

Të dy komplotuan dhe kishin një ndarje të qartë të punës. Ata kryen bashkërisht krime grabitjeje, rrëmbimesh dhe vrasjesh me dashje në Nanchang, Ëenzhou, Changzhou dhe Hefei ” pretendon deklarata e gjykatës Nanchang.

Gruaja tregoi në gjykatë se i dashuri i saj ishte shumë mizor dhe i ka shkaktuar asa probleme fizike dhe mendore, madje edhe dy abortime.

Pas arrestimit të tij, gruaja përdori pseudonime të shumta për të ikur nga vendi.  Ajo gjithashtu bëri një operacion për të ndryshuar pamjen e saj për të shmangur arrestimin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota e akuzuar per 7 vrasje gruaja kineze e akuzuar e akuzuar per 7 vrasje gruaja kineze e akuzuar

Sondazh

Poll