Bota

VIDEO/ Kapen 2.5 kg kokainë të stampuara me foton e Maradonës

23 Dhjetor 2020, 21:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Kapen 2.5 kg kokainë të stampuara me foton e Maradonës

TURQI- 2.5 kilogramë kokainë janë kapur ditën e sotme në aeroportin e Stambollit. Droga u kap falë sjelljes së dyshimtë që kishte personi nga Gjermania, bëri që policia turke të kontrollonin atë para se të nisej. Nga skanimi i bërë  dhe nga kontrolli me qenë specialistë u zbulua që 72-vjeçari kishte me vete 2.5 kilogramë kokainë.

72-vjeçari e kishte mbështjellë kokainën me disa piktura dhe e kishte futur në brendësi të disa pjatave. Ai sipër pjatave me kokainë kishte ngjitur disa foto të ish-futbollistit argjentinas Maradona.

Sipas njoftimit të policisë droga e kapur ka vlerën deri në 250, 000 dollarë. Ndërkohë që 72-vjeçari është arrestuar dhe po pret vendim e gjykatës për masën e sigurisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2.5 kg droge kapet ne turqi 2.5 kg droge kapet ne turqi

Sondazh

Poll