Bota

Kreu i Partisë Republika Srbska në gjendje të rëndë nga Covid-i, Vuçiç: Ai nuk është mirë, do të transportohet në Be

23 Dhjetor 2020, 19:45 Nga DOSJA
Kreu i Partisë Republika Srbska në gjendje të rëndë nga

BOSNJE & HERCEGOVINA- Kreu i Partisë Republika Srbska, Milorad Dodik është në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e ish-Presidentit të Bosnje & Hercegovinës në një komunikim për mediat.

Dodik pas infektimit me Covid është transportuar në spital pasi gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte me të vjella dhe temperaturë të lartë. Në lidhje me gjendjen e politikanit serb në vendin fqinj, ka folur edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se gjendja e tij nuk është aspak mirë dhe se nëse ai përkeqësohet atëherë do të dërgohet në Beograd për shërbim më të mirë.

Milorad Dodik rezultoi pozitiv me Covid ditën e martë. Nga simptomat e para Dodik ka pasur edhe pneumoni.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni milorad dodik milorad dodik

Sondazh

Poll