Bota

Nis vaksinimi anti-COVID në shtëpitë e të moshuarëve në Britani, 98 vjeçari: E kemi pranverën e sigurtë!

23 Dhjetor 2020, 19:34 Nga DOSJA
Nis vaksinimi anti-COVID në shtëpitë e të moshuarëve

BRITANI-Ka nisur vaksinimi anti-COVID në shtëpitë e të moshuarëve ne Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e nisjes së vaksinimit të tyre e  ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock.

Të moshuarit ishin në krye të listës sipas propozimit të ekspertëve, pasi janë më të riskuarit, kjo për shkak të problemeve të tjera shoqëruese.

Sekretari i Shëndetësisë tha pasditen e sotme se ishte i kënaqur që vaksinimi ishte i mundur për të moshuarit.

Asnjë detaj ende nuk është bërë i ditur se  sa persona janë vaksinuar, por vaksinimi sot  u ofrua në 300 shtëpi.

Një ushtar i Luftës së Dytë Botërore Bob Sullivan, 98-vjeçar që u vaksinua tha se vaksina ishte dhurata më e mirë që mund të merrte për këto Krishtlindje.

Vaksinimi kundër koronavirusit sot është dhurata më e mirë e Krishtlindjeve që mund të merrja dhe falë ekipit tonë të infermierisë këtu dhe stafit të tyre, ne do të kemi një pranverë të sigurtë

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19, sipas Kryeministrit Boris Johnson, dhe programi po fiton shpejtësi të shpejtë në prag të Vitit të Ri.

Tashmë ka më shumë se katër milion doza të vaksinës së Oxfordit në gatishmëri, kështu që programi i vaksinimit po përparon.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani vaksinimi ne shtepine e te moshuareve britani vaksinimi ne shtepine e te moshuareve

Sondazh

Poll