Bota

Rinovim i Koloseut/Ministri i Trashgimnisë italiane: Ndërhyrja do të jetë e madhe, njerëzit mund të shohin nëntokën 

23 Dhjetor 2020, 19:09 Nga DOSJA
Rinovim i Koloseut/Ministri i Trashgimnisë italiane: Ndërhyrja do

ITALI- Ndërtesa antike në Itali, Koloseu do të rinovohet. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturën dhe i Trashgimnisë në Itali, Dario Franceschini. Koloseu do t’i rinovohet vetëm pjesa e dyshemesë së tij për ta kthyer atë në një arenë të madhe ku mund të zhvillohen projekte të ndryshme. Ministri ka thënë se rinovimi i Koloseut është një ide e mirë.

“Do të jetë një ndërhyrje e madhe teknologjike që do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë për të parë jo vetëm nëntokën, si sot, por për të soditur bukurinë e Koloseut nga qendra e arenës”, ka thënë ai.

Rindërtimi i dyshemes së Kosolosut do të ketë në dispozicion një buxhet prej 18.5 milion eurosh. Ndërkohë që sipas disa projekteve që janë bërë Koloseut poshtë dyshemesë do t’i vendosen ashensorë dhe shkallë nëntokësore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dario franceschini koloseu dario franceschini koloseu

Sondazh

Poll