Aktualitet

Mutacioni i Covid-19, Koraqi ‘shuan shpresat’: Nëse virusi ka ndryshuar fytyrën, vaksina s’ka më efekt

23 Dhjetor 2020, 21:12 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid-19, Koraqi ‘shuan shpresat’: Nëse virusi ka

TIRANË– Doktori Andi Koraqi ka ‘shuar shpresat’ e të gjithë qytetarëve që kanë ngritur sytë nga vaksina anti-covid. Në një lidhje me Skype, Koraqi thotë se mutacioni i ri i Covid që po përhapet masivisht në të gjithë botën, mund të bëjë që vaksina të mos ketë efekt.

Koraqi shtoi se kjo ndodh pasi ky mutacion mund të ketë ndryshuar krejtësisht fytyrën e virusit dhe nuk do të kemi të bëjmë më me atë fillestarin, por me një të ri.

“Ka 29 ndryshime në strukturën e tij. Koronavirusi është i prirur të bëjë 2 deri në 4 viruse, ndërsa ky motacion ka kaluar pritshmëritë. Nuk ka akoma shumë informacion. Pyetja është nëse mutacioni i ri ka ndryshuar strukturën. Nëse ka ndryshuar strukturën, pra fytyrën nuk kemi më virusin e Wuhanit por një virus të ri. Nëse kemi një virus të ri atëherë do të thotë se antitrupat që janë krijuar te personat që kanë kanë kaluar Covid-19 nuk e njohin si virus. Kjo do bënte që as vaksina të mos kishte efekt,”- tha ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi koraqi mutacioni i covid andi koraqi mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 20:13

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka garantuar se vaksinimi në Shqipëri do të nisë brenda datës 30 mars. Në një intervistë për ...