Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, Dervishaj nxjerr më shpesh për qitje ‘Shqiponjat’: Do ritrajnohen, i gjithë zinxhiri komandues

23 Dhjetor 2020, 21:04 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, Dervishaj nxjerr më shpesh për qitje

TIRANË– Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj deklaroi se reparti i “Shqiponjave” deklaroi se të gjithë efektivët e kësaj structure do të ritrajnohen më shpesh në përdorimin e armëve të zjarrit, duke nënkuptuar këtu qitjen dhe për zbatimin e rregullave të sigurisë teknike.

I ftuar në “Repolitix”, Dervishaj tha se ps vrasjes së Klodian Rashës është vënë nën hetim i gjithë zinxhiri komandues dhe se pritet të ketë përjashtim e procedime.

“Drejtoria e standardeve profesionale është vënë në lëvizje ka filluar hetimin administrativ dhe janë listuar të gjithë zinxhiri komandues në këtë hetim administrativ i shqiponjave, është në hetim administrativ. Janë bërë disa analiza tek reparti Shqiponjat dhe të gjithë Shqiponjat e Shqipërisë që ditën e  ngjarjes dhe të evidentohen problematikat edhe më të vogla dhe të përpiqemi të kurojmë çdo lloj defekti që mund të konstatojmë në këto moment. Kemi marrë masa për të bërë një ritrajnim të shpejtë të gjithë shqiponjave për përdorimin e armëve të zjarrit, për zbatimin e  rregullave të sigurisë teknik dhe kushdo që do jetë përgjegjësi do të merren procedime disiplinore deri në përjashtim nga forcat e rendit,”- tha Dervishaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert dervishaj albert dervishaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 20:13

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka garantuar se vaksinimi në Shqipëri do të nisë brenda datës 30 mars. Në një intervistë për ...