Aktualitet

“Paradite pushim, Pasdite pa punë, Natën pa gjumë!”/ Dalin fotot e Planajve që sulmuan me armë lokalin e efektivit, kus

23 Dhjetor 2020, 18:21 Nga DOSJA

SHKODËR– Publikohen foto të tjera të Bardhok Planajt dhe djemtë me të cilët dyshohet se qëlloi me armë zjarri lokalin e efektivit të “Shqiponjave”, Albert Pjetri. Në fotot e mëposhtme shihet Bardhok Planaj dhe djali i tij, Rivaldo Planajn.

Ndërsa janë publikuar edhe fotot e të afërmit të tyre, Orlando. Rivaldo është i apasionuar pas makinave, pasion që e tregon edhe në rrjetet e tij sociale. Por nuk jep asnjë detaj tjetër, dhe mjaftohet duke shkruar: Paradite pushim, Pasdite pa punë, Natën pa gjumë! Ndërsa djali tjetër ka posuar vetëm foto me veshje serioze.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dobraç të Shkodrës, në ambientët e jashtme të lokalit në pronësi të efektivit të “Shqiponjave” Albert Pjetri. Sot Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, mes tyre edhe “Kumbarin e Shkodrës”, Bardhok Planajn.

Në dëshminë e dhënë në Komisariat, efektivi tregoi se e kishte ndaluar gjatë një nate shërbimi Rivaldo Planajn dhe 3 të tjerët në makinë me të dhe i kishte sekuestruar mjetin. Kjo është e vetmja pistë që po hetohet deri më tani.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok planaj rivaldo planaj sulmohet lokali i efektivit ne shkoder bardhok planaj rivaldo planaj sulmohet lokali i efektivit ne shkoder

Sondazh

Poll