Aktualitet

Dha dorëheqjen një vit më parë/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, Eneida Civici përjashtohet nga drejtësia për 15 vite

23 Dhjetor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen një vit më parë/ KPA lë në fuqi

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin KPA ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtaren Eneida Civicin, e cila dha dorëheqjen nga posti vitin e shkuar. Në mbledhjen e sotme KPA ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eneida Civici.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.12.2020.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eneida civici kpa kpk vettingu eneida civici kpa kpk vettingu

Sondazh

Poll