Aktualitet

“Mund të jetë rrezik për Shqipërinë”/ Vrau shokun e tij në vitin 2003, shqiptari lejohet të qëndrojë në Britani

23 Dhjetor 2020, 17:26 Nga DOSJA
“Mund të jetë rrezik për Shqipërinë”/ Vrau

BRITANI– Një shqiptar që vuan dënimin prej 17 vitësh në Britaninë e Madhe, pasi vrau shokun e tij në vitin 2003, ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase.

Ai vuan nga skizofrenia paranojake dhe për këtë arsye  gjyqtarja që ka trajtuar çështjen e shqiptarit, nuk e ka lejuar ekstradimin e tij drejt vendit tonë me argumentimin se do ta kishte të pamundur marrjen e mjekimit e për pasojë do të ishte i rrezikshëm për Shqipërinë.

Gjyqtarja Anna-Rose Landes tha se vrasësi Astrit Milja nuk kishte mbështetje familja në Shqipëri, që do të thotë se do ta kishte të vështirë që të kishte akses të medikamenteve që i nevojiten dhe që do ta çonte me shumë mundësi në vetëvrasje ose në dëmtimin e të tjerëve.

Një vrasës skizofren paranojak i shpëtoi deportimin drejt Shqipërisë për shkak të të drejtave të njeriut, pasi një gjyqtare vendosi se ai mund t’i bënte keq të tjerëve në vendlindje. Astrit Mija vrau në 2003-n shokun e tij të shtëpisë dhe prej 17 vitesh qëndron në burg. Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e Arben Bashës në shtëpinë ku jetonin në Ipsëich, 4 vjet pasi kishte mbërritur në Britani me identitet fals, si refugjat nga Kosova. Ai duhet të deportohej pas përfundimit të dënimit, por një gjykatës për emigrimin vendosi që pavarësisht shërbimit psikiatrik falas që do të merrte në spitalet shqiptare, vullnetit të fortë të vrasësit për të marrë mjekimet dhe se nuk është mirë mendërisht, kthimi i tij në shtëpi do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut”, shkruan DailyMail.

Në 2013-n, u vendos që ai duhet të ekstradohej pasi të vuante dënimin, por Gjyqtarja Landes vendosi se pa mbështetjen e familjes dhe të afërmve, shqiptari do të ishte i pastrehë e pa asnjë të ardhur në dhe do ta kishte thuajse të pamundur për të pasur akses të ilaçeve.

Kjo u hodh poshtë nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se autori do të kishte mundësinë të merrte mjekim falas në Shqipëri, edhe nëse do të ishte i pastrehë, apo nuk do të trajtohej në spital.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne britani shqiptari ne britani

Sondazh

Poll