Aktualitet

Ndalohet të qëlluarit në ajër dhe jo vetëm, Gardës i ‘hiqet arma nga duart’, rastet kur mund të përdorë for

23 Dhjetor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Ndalohet të qëlluarit në ajër dhe jo vetëm, Gardës

TIRANË– Ligji për përdorimin e armës së zjarrit nga Garda e Republikës ka ndryshuar duke kufizuar kompetencat e gardistëve në përdorimin e pistoletave. Ministria e Brendshme  ka hartuar një draft që kufizon përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e Gardës së Republikës dhe pritet që së shpejti ky draft të shkojë për miratim në Kuvend.

Ky draft heq nenin 25 të ligjit në fuqi, i cili parashikon që punonjësi i gardës mund ta përdorë armën e zjarrit kur sulmohen personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet në ruajtje.

Përdorimi i forcës fizike në draft, konsiderohet si mjeti i fundit për të parandaluar aktet e dhunshme kundrejt personaliteteve të lartë dhe duhet të jetë në minimumin e mundshëm.

Në draftin e përpiluar shkruhet se është e ndaluar rreptësisht hapja zjarr mbi turmë dhe të qëlluarit në ajër me armë zjarri mbi grumbullime njerëzish. Arma përdoret nga Garda e Republikës vetëm kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe kundrejt personave të veçantë që janë të armatosur dhe kryejnë vepra kundër jetës së personave të tjerë.

Edhe në këto raste që qëllojet, synohet që objektivi të qëllohet në gjymtyrët e poshtme të trupit, për të mos i rrezikuar jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet garda e republikes ligji per perdorimin e armes nga garda garda e republikes ligji per perdorimin e armes nga garda

Sondazh

Poll