Aktualitet

Organizoi festë duke shkelur masat anti-Covid, gjobitet me 1 milion lekë biznesmeni në Vlorë

23 Dhjetor 2020, 18:27 Nga DOSJA
Organizoi festë duke shkelur masat anti-Covid, gjobitet me 1 milion

VLORË – Policia e Vlorës ka gjobitur me 1 milion lekë një subjekt në Vlorë pasi ka shkelur Aktin Normativ në kuadër të rregullave për pandeminë.

Sipas uniformave blu si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative  shtetasin R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i plotë: Stukturat e Policisë Vlorë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet lokali vlore gjobitet lokali vlore

Sondazh

Poll