Aktualitet

‘Kushtetuesja’/ KED përfundon procedurat për gjyqtaren Zhaklina Peto: U tërhoq nga gara

23 Dhjetor 2020, 17:08 Nga DOSJA
‘Kushtetuesja’/ KED përfundon procedurat për gjyqtaren

TIRANË– Kandidatja për anëtare në Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara. Në mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Peto u tërhoq pasi dje shprehu problematikën se ishte e infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe nuk mund që të mblidhte dokumentacionin e nevojshëm. Ajo kërkoi shtyrjen e mbledhjes për të vlerësimin e saj, por thirrja duket se ka shkuar në vesh të shurdhër pasi KED është mbledhur sot dhe dërgoi dy emra të tjerë tek presidenti Ilir Meta.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi: Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese,”-shkruhet në njoftim. 

Pak kohë më parë, Zhaklina Peto u rikthye në garë nga Administrativja, u skualifikua nga KED me argumentin se ajo kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Procesit të ankimimeve, Peto iu rikthe dy herë, por në fund vendosi që të dorëzohej. 

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

– Zhaklina Peto.

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 21.12.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:

·Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i plotë dhe i zbardhur, do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Diën e sotme, Meta ka dekretuar anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon, duke plotësuar kështu korumin e këtij institucioni dhe për të bërë krejtësisht funksionale. Pas 3 vitesh në “gjumë”, Kushtetesja ka kuorimin minimal për të marrë vendime, ndërkohë që i duhen edhe 3 anëtarë të tjerë për të plotësuar të gjitha vendet bosh. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngritja e gjykates kushtetuese zhaklina peto ngritja e gjykates kushtetuese zhaklina peto

Sondazh

Poll