Aston Vila sërish në ndjekje të Milot Rashicën, synohet merkato e janari
23 Dhjetor 2020, 11:10Nga DOSJA
ANGLI – Skuadra angleze e Aston Vilës, duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i 24-vjeçarit dhe do të tentojë sërish gjatë merkatos së janarit, ku mund të bëhen lëvizje lojtarësh. “Milot Rashica i Verder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Vilës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëvshjes”, është shprehur Greg Evans, gazetar i “The Athletic”.
“Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, ndërsa një marrëveshje për transferim e tij është e komplikuar. Gjithsesi, Aston Vila do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”,- ka shtuar më tej Evans, raporton “Tefegrafi”.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është bashkuar me Verder Bremenit nga skuadra holandeze e Viteses në janar të vitit 2018, me të cilën ai kishte luajtur 79 ndeshje, duke realizuar 24 gola. Në dy sezonet e tij të fundit në “Weserstadion”, Rashica ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asiste në 54 ndeshjet të zhvilluara në Bundesligë.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TORINO-“Juventusi më i keq në këtë sezon Unë u kërkoj falje tifozëve në emrin tim. Nuk ka asgjë për të shtuar.” Me këto pak fjalë Leonardo Bonucci k...
ARGJENTINË-Kur ka kaluar pothuajse një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës, tani kanë filluar zërat e parë në lidhje me rezultatet e autopsisë. Kësht...
TORINO– Humbja e Juventusit ndaj Fiorentinës me shifrat 3-0 ka krijuar tension në rradhët e bardhezinjëve. Jo vetëm për rezultatin por edhe për disa vendime të ...
TIRANE – Skënder Gega, trajneri i Kukësit, doli përballë mediave dhe ka folur për ndeshjen e të së mërkurës ndaj Tiranës, takim që do të zhvillohet në “Elbasan ...
TORINO– Juventus thyhet në shtëpi. Bardhezinjtë humbasin 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit të vitit 2020. Një takim që nisi shumë keq për bardhezi...
SHQIPËRI– Komisioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme vendimet e marra për sjelljen e lojtarëve apo zyrtarëve të klubeve për ndeshjet që lam...
Sport22 Dhjetor 2020, 19:37
BRAZIL-Finalja e kampionatit në Brazil për moshat U-17 midis Fluminenses dhe Athletico Paranaense përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët...
SPANJË-Nuk është më një sekret që Barcelona është goditur rëndë nga virusi COVID-19 dhe ekonomisti Jose Maria Gay de Liebana beson se klubi duhet të ndaloj...