Sport

Bonucci kërkon falje për humbjen e djeshme në rrjetet sociale, por tifozët e masakrojnë me komente

23 Dhjetor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Bonucci kërkon falje për humbjen e djeshme në rrjetet sociale,

TORINO-“Juventusi më i keq në këtë sezon Unë u kërkoj falje tifozëve në emrin tim. Nuk ka asgjë për të shtuar.” Me këto pak fjalë Leonardo Bonucci kërkon të ndreq diçka për atë humbje të hidhur ndaj Fiorentinës, kundërshtari i vetëm që ka mundur bardhezinjtë në “Juventus Stadium” me 3 gola diferencë.

Bonucci ishte një ndër lojtarët që u kritikua më tepër për lojën që zhvilloi. Pakujdesia te goli i parë i Vlahovic, por edhe më keq në autogolin e Alex Sandro-s. Pra me pak fjalë nuk ishte mbrëmja e kapitenit të Juventusit.

Kjo është arsyeja pse fansat nuk e morën aq mirë postimin e Leos, duke e masakruar atë me komente negative. “Turp për ty”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër më i revoltuar “Kjo ndjesë është e vetmja gjë e drejtë që keni bërë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonucci juventus bonucci juventus

Sondazh

Poll

Sport 22 Dhjetor 2020, 19:37

BRAZIL-Finalja e kampionatit në Brazil për moshat U-17 midis Fluminenses dhe Athletico Paranaense përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët...