Aktualitet

“Na shihnin me dyshim, unë e bluaja në vete’/ Artan Lame shpërndan certifikata në jug: U ka kërkuar njëri lekë? Shpë

23 Dhjetor 2020, 16:41 Nga DOSJA
“Na shihnin me dyshim, unë e bluaja në vete’/ Artan Lame

VLORË– Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame ka qënë sot në fshtarat e jugut për të shpërndarë certifikatat e pronësisë. Në fjalën e tij, Lame shpjegoi problematikat që kishin hasur dhe vështirësinë me mosbesimin e banorëve të zonës që nuk u dorëzonin dokumentat. 

E vetmja gjë që ai kërkoi ishte përhapja e fjalës tek banorët e tjerë që të aplikojnë gjithashtu për të marrë dokumentat përkatës nga kadastrat. 


Përpara 6-7 muajsh filluam procesin e regjistrimit të pasurive në bregdetin e jugut. Janë 8 zona që nuk ishte bërë regjistrimi kadastral. Jo vetëm pas ’90 por edhe nga Ismail Qemali nuk ishin regjistruar. Duke filluar nga Palasa deri në Lukovë pranë Sarandës, më ka bërë përshtypje mosbesimi i njerëzve. E bluaja me vete dhe arsyeja është e thjeshtë; procesi nuk ka nisur ndonjëherë. Edhe kur djemtë kanë ardhur nuk u jepej se besonin se ‘po na i merrni dhe nuk i ktheni më’. Sot japim certifikatat në Ilias. Kërkojmë nga ju, thuajni të tjerëve për të aplikuar dhe për ta marrë. Iu ka trokitur njëri në derë që kjo punë ka kaq lekë? Thuajeni edhe këtë. Ky proces për një pjesë nga ju mbyllet. Që nga nesër do të shikoni listat me emrat dhe aplikoni,”-u shpreh Lame.

Në fund, Lame premtoi se procesi që nisi para 6-7 muajsh do të përfundojë këtë fund viti me dhënien e çertifikatave të pronësisë për të gjithë aplikuesit nga Palasa deri në Lukovë pranë Sarandës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame s kadastra shqiptare vlore artan lame s kadastra shqiptare vlore

Sondazh

Poll