Aktualitet

Me shpejtësi në sensin e kundërt të Thumanë-Mamurras, procedohet shoferi i papërgjegjshëm

23 Dhjetor 2020, 16:36 Nga DOSJA
Me shpejtësi në sensin e kundërt të Thumanë-Mamurras,

LEZHË – Policia Rrugore e Lezhës ka shoqëruar drejtuesin e një mjeti që mëngjesin e sotëm shkeli Kodin Rrugor në mënyrë të papërgjegjshme në  aksin Thumanë-Milot-Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip ”Benz”, po qarkullonte me shpejtësi në sensin e kundërt  të qarkullimit, nga Mamurrasi në drejtim të Thumanës.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar.


Njoftimi i plotë: Qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, bllokohet gjatë lëvizjes nga Policia Rrugore e Lezhës që ishte në patrullim në këtë aks. Paraditen e sotme, rreth orës 09:30, patrulla e Policisë Rrugore të DVP Lezhë që ishte në patrullim në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë, ka konstatuar një automjet tip “Benz” duke qarkulluar me shpejtësi në korsinë e shpejtësisë, në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë, duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore. Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar. Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizonte dhe vertikale dhe të mos kryejnë manovra të  gabuara apo të qarkullojnë në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohet shoferi ne thumane shkelja e kodit rrugor procedohet shoferi ne thumane shkelja e kodit rrugor

Sondazh

Poll