Politike

Tregu i shpendëve në Baldushk, Veliaj viziton zonën: Blini gjelat e detit këtu ndihmoni  dhe ekonominë e vendit

23 Dhjetor 2020, 19:25 Nga DOSJA
Tregu i shpendëve në Baldushk, Veliaj viziton zonën: Blini gjelat

TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka vizituar ditën e sotme fshatin Baldushkë dhe tregun e shpendëve që është hapur atje. Në viztë Veliaj ka kryer disa takime me banorët e fshatit si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të konsumojnë produketet e vendin pasi janë më të shëndetshme por edhe për të ndihmuar ekonominë shqiptare. Ai u sygjeroi të gjithë njerëzve që të blejnë gjelat e detit në Baldushk pasi janë më të mirët në Shqipëri.

“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve, blini gjelat e Baldushkut, jo vetëm sepse janë më të mirët në Shqipëri, por është mënyra më e sinqertë për t’u treguar solidarë me familje që punojnë shumë dhe që kanë vuajtur shumë nga ky vit i vështirë. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”, tha Veliaj.

Më tej në fjalën e tij Veliaj foli edhe për shpërblimin që ka marr çdo pensionist nga qeveria për fundvit. Ai tha se është krenar për veprimin e qeverisë dhe e konsideroi atë si mënyrën më të mirë për të pasuruar tavolinën e Vitit të Ri.

“Jam krenar për qeverinë socialiste, e cila i dhuroi çdo pensionisti 50 mijë lekë për festat. Është mënyra më e mirë për të pasuruar tavolinën ku mblidhemi me miqtë dhe familjen. Kushdo që ka pak mundësi, që njeh një pensionist të vetmuar apo një familje fqinje në nevojë, mund ta ndihmojë”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baldushk erion veliaj baldushk erion veliaj

Sondazh

Poll