Politike

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Varhelyi: Lajm i shkëlqyer, arritje e rëndësishme

23 Dhjetor 2020, 19:20 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Varhelyi: Lajm i shkëlqyer, arritje e

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se ky është një lajm i mrekullueshëm, dhe një arritje e rëndësishme për institucionet.

Varhelyi shton gjithashtu se kjo gjë plotëson edhe një nga kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për anëtarimin e Shqipërisë në BE.

“Lajm i shkëlqyer! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së pare,”- shkruan Varhelyi.

Sot u dekretua anëtari i gjashtë i Kushtetuese. Përparim Kalo mori ‘bekimin’ e Presidentit për të plotësuar kuorumin e Kushtetuese me gjashtë persona. Tashmë Kalo, do të kalojë për miratim në Kuvend, do të betohet para Presidentit dhe do të jetë zyrtarisht pjesë e GJK-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ngrihet gjykata kushtetuese olivér várhelyi ngrihet gjykata kushtetuese olivér várhelyi

Sondazh

Poll