Politike

Vincenzo Del Monaco takon Vitore Tushën: Ndihmojmë në efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese

23 Dhjetor 2020, 19:06 Nga DOSJA
Vincenzo Del Monaco takon Vitore Tushën: Ndihmojmë në

TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren aktuale të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në fokus të takimit ishte njohja dhe diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit mes Prezencës së OSBE-së dhe këtij institucioni.

“Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi. Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt. Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj,”- shkruhet në njoftimin e OSBE-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vincenzo del monaco vitore tusha vitore tusha takon ambasadorin del monaco vincenzo del monaco vitore tusha vitore tusha takon ambasadorin del monaco

Sondazh

Poll