Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK-ja zgjedh kandidat për kryeministër Enver Hoxhaj

23 Dhjetor 2020, 14:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ PDK-ja zgjedh kandidat për kryeministër

KOSOVË-Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër. Sipas mediave të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë kandidati për kryeministër.

Në listën e ngushtë të kandidatëve të ngushtë që PDK-së për kryeministër janë përmendur Hoxhaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ku ky i fundit ka thënë se nuk ka ambicie për të qenë kandidat.

Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni enver hoxha kosove enver hoxha kosove

Sondazh

Poll