Bota

Paralajmërimi i Trump: Nuk do të firmos paketën e ndihmave për COVID

23 Dhjetor 2020, 14:30 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Trump: Nuk do të firmos paketën e ndihmave

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump së fundmi ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët.

Sipas Trump, pagesat direkte të parashikuara në paketë për amerikanët, duhet të rriten.

Mediat vendase bëjnë me dije se  paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia.

Trump përmes një postimi në Tëiitter shkruan se paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezë është shumë më ndryshe nga sa parashikohej.

Ndër të tjera Trump është shprehur se dëshiron që Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump paketa e ndihmes covid donald trump paketa e ndihmes covid

Sondazh

Poll