Bota

12 persona kanë humbur jetën dhe 271 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë 

23 Dhjetor 2020, 14:09 Nga DOSJA
12 persona kanë humbur jetën dhe 271 raste të reja me Covid-19

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 12 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 271 të tjerë. Ndërkohë që 417 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 37.572.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 49.577 raste pozitive, ndërsa  1.284 persona kanë humbur jetën.

(I.A.dosja.al )

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll